Vuçiq bisedoi me Majlinda Bregun sekretare e Këshillit për bashkëpunim regjional

Shqipëria

Vuçiq bisedoi me Majlinda Bregun sekretare e Këshillit për bashkëpunim regjional

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:27
Majlinda Bregu dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot sekretaren e re gjeniale të Këshillit për Bashkëpunim Regjional (RCC) Majlinda Bregu, ku premtoi se Serbia edhe më tutje do të jetë partner aktiv i Këshillit, sepse dëshiron të kontribuoj në forcimin e bashkëpunimit regjional, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka ftuar RCC që me punën e saj të ndikoj në respektimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të bashkëpunimit regjional të gjithë pjesëmarrësve duke shtuar se Serbia pret vazhdimin e angazhimit të RCC-së në realizimin e marrëveshjeve  regjionale në projekte e infrastrukturës , energjetikës, komunikacionit dhe teknologjisë së informimit.

Në takim është biseduar edhe për çështjet konkrete për më shumë mobilitet dhe ndërlidhje në regjion, përmes heqjes së roming-ut dhe njohjes së diplomave ka njoftuar zyra e presidentit të Serbisë.

Vuçiq ka përsëritur rëndësinë e planit aksionar për hapësirën ekonomike regjionale, që është në fokus të RCC, me mbështetje të Komisionit Evropian pasi krijimi i tregut të madh regjional mund të ofroj shans përparimit të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ia ka uruar suksese në punë Majlinda Bregut e cila në këtë post e ka zëvendësuar Goran Svilanoviçin me 1 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat