LSI kërkon me urgjencë interpelancë me ministren Denaj, ja arsyeja

Shqipëria

LSI kërkon me urgjencë interpelancë me ministren Denaj, ja arsyeja

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

Grupi Parlamentar i LSI-së ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Kjo kërkesë për interpelancë urgjente vjen për zhbllokimin e buxhetit të Bashkisë Skrapar.

“Kërkesa për interpelancë urgjente pasi Dega e Thesarit Skrapar ka bllokuar veprimtaritë financiare. Si pasojë janë bllokuar veprimtaritë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve dhe të çerdheve. Nuk ka financim për pagat e punonjësve dhe furnizimin me ushqim të qendrës për personat me nevoja të veçanta”, shkruhet në kërkesën e LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat