Mimoza Kaçi, kandidate për anëtare bordi të Mbikëqyrjes Financiare

Shqipëria

Mimoza Kaçi, kandidate për anëtare bordi të Mbikëqyrjes Financiare

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Komisioni për Ekonominë dhe Financa

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot kandidaturën e Mimoza Kaçit, për anëtare të Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) që do të mbajë edhe postin e nëndrejtorit.

Kandidatura e saj, vjen si propozim i Ministrisë së Financave.

Komisioni i Ekonomisë gjatë seancës dëgjimore që zhvilloi me Mimoza Kaçin, u njoh me CV-në dhe jetën e saj akademike dhe profesionale. Kaçi parashtroi përpara komisionit edhe objektivat që do të ushtrojë në këtë pozicion.

Më pas komisioni u shpreh se ajo i përmbush kriteret e kërkuara për këtë pozicion. Në fund, komisioni miratoi kandidaturën e Kaçit duke ia kaluar dhe për shqyrtim seancës plenare. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat