Llixhat e Peshkopisë me koncesion, Xhaçka jep lajmin e mirë

Shqipëria

Llixhat e Peshkopisë me koncesion, Xhaçka jep lajmin e mirë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:55
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka udhëtuar ditën e sotme drejt Peshkopisë ku ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset e Qendrës Balneare 

Gjatë takimit Xhaçka dha lajmin se është anuluar Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini për dhënien me koncesion për 5 vjet të llixhave.

‘Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë’, tha Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat