Behar Dibra është prokurori i radhës që ka aplikuar për t’u bërë anëtar i Prokurorisë Speciale, SPAK.
Sipas njoftimit nga KLP, Behar Dibra, Prokuror për Krimet e Rënda ka aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK.
Veç tij, pjesë e garës së çelur nga Këshilli Lartë i Prokurorisë për SPAK janë edhe Shkëlzen Cena, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, aktualisht i komanduar në Prokurorinë Tiranë, Arben Kraja nga Prokuroria e Përgjithshme, Vladimir Mara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ashtu si edhe Dritan Prençi. /ATSH