Gara për SPAK, Ambasadori Soreca thirrje prokurorëve: Aplikoni para datës 7 shkurt

Shqipëria

Gara për SPAK, Ambasadori Soreca thirrje prokurorëve: Aplikoni para datës 7 shkurt

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:43
Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për anëtarë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Soreca shprehet se ditët para datës 7 shkurt janë kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin themelor në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për t'i dhënë shqiptarëve dejtësi.

'U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër #korrupsionit & #krimittëorganizuar në dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët.#BE-ja është përkrah jush', shkruan Soreca.

Kujtojmë se afati për të aplikuar për SPAK është deri më 6 shkurt, ndërkohë që ky institucion do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat