Shifra trishtuese, 10% e shqiptarëve të punësuar nuk marrin rrogën

Shqipëria

Shifra trishtuese, 10% e shqiptarëve të punësuar nuk marrin rrogën

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Ilustrim

Rreth 10% e shqiptarëve familjarë të punësuar deklarojnë se nuk paguhen.

Të dhënat e studimit më të fundit të Instat tregojnë se, ndër burrat e martuar të moshës 15 deri në 59 vjeç, 7.2% e tyre, që kanë qenë edhe në marrëdhënie pune gjatë 12 muajve të fundit, nuk janë paguar. 

Te femrat kjo normë ngjitet lehtë, në 11.2%, çka tregon qartë se kjo problematikë është më e përhapur te femrat sesa te meshkujt.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se, problematika bëhet edhe më e shpeshtë me rritjen e moshës.

Pra, për moshat e reja, deri në 40 vjeç, norma e atyre që nuk paguhen paçka se janë në marrëdhënie pune, te meshkujt është nën 5% dhe te femrat nën 9%, raporton “scan”.

Për moshat mbi 40 vjeç, kjo normë ngjitet deri në 13.8% për femrat dhe deri në 8.6% për meshkujt. Pra, mesatarisht në Shqipëri 1 në 10 burra apo gra të martuar, pra që kanë një familje për të mbajtur, raportojnë se janë në një punë e cila nuk i ka paguar gjatë 12 muajve të fundit.

Sa i përket llojit të pagesës, për ata që janë paguar, rezulton se rreth 5%, paguhen jo me para, por duke marrë në këmbim të mira ose shërbime për punën që kanë kryer. Pra, në tërësi, rezulton se rreth 15% e të punësuarve në vend nuk marrin para në këmbim të punës që ata bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat