Përdhunimi në Kavajë, Avokatja: Të gjithë janë fajtorë, më shumë shoqëria dhe familja e dekompozuar

Shqipëria

Përdhunimi në Kavajë, Avokatja: Të gjithë janë fajtorë, më shumë shoqëria dhe familja e dekompozuar

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Enida N.Bozheku

Përdhunimi në grup i një 13-vjeëareje në Kavajë ka ngjallur reagime të shumta, duke treguar anën e errët të edukimit të të rinjve, reagimit të strukturave shtetërore, por edhe të shqoërisë.

Avokatja dhe pedagogia Enida N.Bozheku thotë se fajtorë janë të gjithë, pa përjashtim, por më shumë drejton gishtin te shoqëria dhe bërthama familjare tashmë në fazë dekompozimi.

Statusi i avokates

E mitura e abuzuar seksualisht 13 vjeç, me te dashur - te dy seksualisht aktive. Shoket e te dashurit, seksualisht aktive, minorenë midis 13 vjeë deri ne 16 vjeç. 13 vjeç askush nuk ka pergjegjesi penale. Nga 14 deri ne 21 vjeç, pergjegjesia penale eshte personale, por e graduar sipas shkalles se evolucionit psikoemotiv - seksual te subjekteve nen procedim penal.

Shkak-pasoja: minoren te rritur ne fryme lirie seksuale pa kontroll prinderor, pa mbikqyrje dhe edukim formatues shkollore. Familje "moderne" te shek XXI, ku fenomenet e tradhetise jane rend i dites, babzise seksuale i brezit te prinderve te ketyre "imituesve te paformuar-te paedukuar-te pashembuj", e qenura trandy. Sa ndodhur ne Kavaje eshte heshtja e rreme e turpit aparent te pseudofamiljeve konservatore, qe imoralitetin, shthurjen, degjenerimin e mbajne ne gji si helmi i neperkes. Ata te rinj, te gjithe, si viktima e rritur parakohe, si mostrat minorene pjelle e familjeve dhe shoqerise se degraduar e tipit  ‘Zone e Lire’, a Parlament-han, i kemi krijuar ne. Vajza, viktime dyfishe e familjes qe s'diti ta rrise me vlera e norma, viktime e dashurise pre-adoleshenciale e fryre nga qasje instagramiste, silikonistesh e profesionistesh te prostitucionit qe shkembimin bukuri-aparence-dashnore, na e shesin per moral. Te rinjte pubertare dhe adoleshente, ekzekutues te shembujve famekeq te sharjeve parlamentare, te mitit te te fortit, te "bosit" padron shantazhues televiziv, portalist a analist. Keta jane femijet qe shoqeria jone po ç'edukon ne emer te nje lirie shterpë, imorale, degraduese dhe shtazarake.

Te gjithe jane fajtore, por faji se pari nis nga te gjithe ne, shoqeria me berthama familjare tashme ne faze dekompozimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat