Protesta e 16 shkurtit, Monika Kryemadhi: Nuk do ketë fjalime, as flamuj të PD dhe LSI

Shqipëria

Protesta e 16 shkurtit, Monika Kryemadhi: Nuk do ketë fjalime, as flamuj të PD dhe LSI

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi thotë se gjatë protestës së 16 shkurtit do mungojnë fjalimet nga krerët e opozitës. As ajo dhe as Lulzim Basha nuk do flasin përpara mbështetësve, ndërsa thotë gjithashtu se s'do ketë flamuj partiakë të PD dhe LSI. 

 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me mbështetës së forcës politike që ajo drejton në Njësinë Administrative nr. 8 në kryeqytet. Kryemadhi tha se në 16 shkurt duhet të jenë të gjithë që të protestojnë sepse nuk është një protestë e partive, por është një protestë për shqiptarët. Duke iu referuar skenarit të protestës, kryetarja e LSI tha se nuk do ketë fjalime nga protagonistët e politikës dhe as flamuj të partive. 

"Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë, por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër. Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”, u shpreh Kryemadhi. 

Kryetarja e LSI akuzoi qeverinë se ka varfëruar shqiptarët dhe se po nxit largimin e tyre gjithnjë e më shumë jashtë vendit. “Ne sot mbajmë vendin e parë në Evropë për azilkërkues, u premtuan 300 mijë vende punë dhe  janë 400 mijë që kanë iku. U premtua ulje çmimi energjie dhe u rritë çmimi i energjisë. U premtua shqiptarëve që ulen taksat, u rritën taksat. U premtuan që do të ulën çmimet e shportës, por u rritën çmimet të për të gjitha produktet. Data 16 shkurt është një datë që opozita e ka lënë për një protestë për të gjithë Shqipërinë. Nuk duhet të dalin për opozitën, por të dalin për hallin e tyre. Unë shqiptarët i shikojë më të lodhur seç kanë qenë 5 vjet më parë, më të rraskapitur se 5 vjet më parë", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat