Dhunohet gardisti në Vlorë, Berisha: Policia fsheh ngjarjen

Shqipëria

Dhunohet gardisti në Vlorë, Berisha: Policia fsheh ngjarjen

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:11
Sali Berisha

Shpesh herë ish- kryeministri Sali Berisha nxjerr në “sipërfaqe” lajme që tentohet të mbahen të fshehura nga policia apo instance të tjera shtetërore.

Ishte ai që publikoi i pari lajmin e vetëdorëzimit të atij që quhet “Eskobari i Ballkanit”, Kelment Balili, po ashtu pak ditë më parë, po Berisha publikoi i pari foto nga aksidenti i eskortës së Edi Ramës.

Sot ai shkruan se në Vlorë është dhunuar një punonjës i Gardës, por ngjarja është mbajtur e fshehtë.

“Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin!”, shkruan Berisha.

Mesazhi i publikuar nga ish- kryeministri

Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja nje cudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23.ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi policie dhe eshte larguare nga vendi i ngjarjes dhe policija e vlores ska dhen asnje infomacjon per kete ngjarje.Efektivi i Gardes eshte ne gjendje te rende nga gjymtyret dhe doktorret e spitalit dje ishin pushim te hene mbas ores 10 do ta kontrolljm me imtsi thane çudira shqiptaresh,po deshe verifikoje si raste dhe te lutem anonym.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat