KPK konfirmon në detyrë Donika Prelën

Shqipëria

KPK konfirmon në detyrë Donika Prelën

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Donika Prela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Donika Prelën, drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjatë seancës së 22 janarit, përveç blerjes së një apartamenti që u raportua se ishte blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, prokurorja Prela dha llogari për bashkëshortin.

Bëhet fjalë për punën e partnerit të saj si inxhinier ndërtimi në një kompani, si dhe gjetjet e KPK-së se ai kishte punuar pa kontratë dhe ishte paguar “cash” gjatë viteve 2003-2005.

Vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs përmendi madje shijen jo të mirë që i ka lënë shmangia nga taksat e bashkëshortit të prokurores. Por pavarësisht këtyre problemeve, Prela u konfirmua në shkallën e parë të vettingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat