Kanali televiziv i NATO-s publikon kronikën kushtuar bazës ajrore të Kuçovës

Shqipëria

Kanali televiziv i NATO-s publikon kronikën kushtuar bazës ajrore të Kuçovës

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:22
Kuçovë

Aleanca veri-atlantike e NATO-s ka do të investojë në modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë të Shqipërisë.

Ky investimi do të shkojë në vlerë prej 51 milionë euro.

Modernizmi përfshin riparimin e pistës, të asfaltit dhe të depos.  Ndërsa rajonit i shtohet një bazë ajrore e NATO-s.

E kanali televiz i NATO-s I ka kushtuar një  kronikë Bazës së Kuçovës,  të cilën e ka postuar në rrjetin social Facebook, kryeministri  Edi Rama.

“Afërsia me rajonin lidhur me të gjithë kontinentin evropian.  Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut. Kur shikon krahun jugor të kontinentit evropian është e rëndësishme paqja dhe prosperiteti.  Për këtë arsye Shqipëria në Ballkan, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, bëhet një vend me rendësi kritike”, ka deklaruar Komandanti në Komandën Ajrore të Forcave Aleate, gjenerali  Tod Wolters.

Sipas presidentit Ilir Meta, NATO në Shqipëri është mjaft aktive, dhe se vendi përbën një besueshmëri të lartë për aleancën.  Meta ka shtuar  se Shqipëria është  e gatshme të marrë përgjegjësi në të mirë të rajonit, paqes dhe stabilitetit.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në vitin 2009.

Ata kanë kontribuar për shumëfishimin e misioneve të NATO-s përfshi Bosnjë Hercegovinën  dhe Kosovën duke dhënë mbështetje të vendosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat