Projekti i Unazës së Madhe nuk anulohet por mund të korigjohet

Shqipëria

Projekti i Unazës së Madhe nuk anulohet por mund të korigjohet

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Belinda Balluku

Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku deklaron se do të organizojë një tryezë me bashkinë e Tiranës dhe specialistë për të vlerësuar çdo aspekt të projektit të lotit të tretë.

" Projekti i Unazës së Madhe nuk është i anulueshëm por i korigjueshëm. Kam kërkuar zhvillimin e një tyreze me bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do vlerësojnë në çdo aspekt projektin e lotit të  3, duke mos përjashtuar një përmirësim të projektit nëse ka vend" u shpreh ministrja Belinda Balluku në një prononcim për median.

Ministrja e quajti projektin kompleks por se Tirana  nuk mund të merret peng për asnjë arsye

Belinda Balluku: "Loti i dytë dhe i tretë vazhdojnë sipas procedurave të kryera dhe procesi i shpronësimeve është në vijim. Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim"

Po kështu i ka kërkuar ARRSH që të çdo garë publike të jetë live para kamerave si dhe dy projektet  strategjike për Milot Balldren dhe Orikum- Llogara do ia përcjellë qeverisë dhe më pas parlamentit për të siguruar transparencë" 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat