Në kufirin Mali i Zi – Shqipëri u konfiskuan 17 kg heroin

Shqipëria

Në kufirin Mali i Zi – Shqipëri u konfiskuan 17 kg heroin

Nga: F.B. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Ilustrim

Policia malazeze dhe dogana në vendkalimin kufitar me Shqipërinë kanë konfiskuar 17 kilogram heroinë me vlerë rreth gjysmë milioni euro.

Në vendkalimin kufitar Bozhaj mbrëmë është arrestuar shtetasi shqiptar E.A. (35) duke vozitur një kamion me rimorkio thuhet ne kumtesën e përbashkët të policisë dhe doganave.

"Zyrtarët kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 30 paketime me pluhur të bardhë të ndritshëm braun për të cilën dyshohet se është narkotikë i llojit heroin në peshë 17 kg", thuhet në kumtesë.

Policia nënvizon se narkotiku i konfiskuar i llojit heroin në rrugë vlen rreth gjysmë milioni euro.

E.A. është ndaluar dhe dërguar para prokurorit ku do përgjigjet për veprën penale posedim, prodhim dhe shitje të drogës.

Drejtoria malazeze e policisë dhe dogana kanë theksuar se me këtë aksion është ndërprerë zingjiri kontrabandues i drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat