Asambleja e pedagogëve, e paligjshme?

Shqipëria

Asambleja e pedagogëve, e paligjshme?

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim

Vendimin e Asamblesë së pedagogëve për të hyrë në grevë, mazhoranca e quan të paligjshmë për shkak të mungesë së kuorumit. Në krah të tyre dolën të djathtët të cilën dënuan presionin e qeverisë ndaj pedagogëve. Të mërkurën do të raportojë në Komisionin e Medias, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Të majtët dhe të djathtët ranë dakord që protesta e studentëve ishte një mësim për politikën, ndërsa qëndrimet e tyre ndahen kur bëhet fjala për protestën e pedagogëve.

Vendimin e Asamblesë së pedagogëve për grevën e urisë, PS e quan të paligjshme pasi është bërë në mungesë kourumi.

Milva Ekonomi: Asambleja ka pasur më pak se gjysmën e personelit akademik me kohë të plotë. Vendimi i tyre është jo i drejtë.

Mirela Kumbaro: Grevën e kanë në raport me punëdhënësin e tyre, nuk e kanë në raport as me Komisionin, as me qeverinë.

Opozita nga ana tjetër ripërsërit kërkesën për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe i kërkon qeverisë që të mos i bëj presion pedagogëve.

Albana Vokshi: Aktet nënligjore edhe sot pas dy vitesh nuk kanë dalë akoma dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi sepse u ka shkaktuar studentëve dhe pedagogëve një mal me probleme.

Valentina Duka: Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë urgjentisht nga goditja e Rektorëve.

Të mërkurën në orën 12:00, Komisioni i Medias do të zhvillojë seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në godinat e fakulteteve.

Gjithashtu Komisioni do të dëgjojë edhe kërkesat e pedagogëve në një seancë dëgjimorë të posaçme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat