Partia Demokratike i ka paraprirë protestës së 16 shkurtit në Tiranë, me një protestë në rrethrrotullimin e Milotit.
Rreth orës 15:00 së bashku me banorë të qarkut të Lezhës ata kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në autostradën Milot- Mamurras.
"Autostrada nga Miloti në Marrumas është bllokuar në të dyja anët. Nuk dihet sa do të zgjasë kjo protestë kundër qeverisë së kryeministrit Rama" informoi gazetari i Ora News Elvis Hila.