Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj aplikon për në SPAK

Shqipëria

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj aplikon për në SPAK

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Besim Hajdarmataj, kandidat për në SPAK

Besim Hajdarmataj është prokurori i 13-të që aplikon për anëtar të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka dorëzuar sot aplikimin pranë KLP-së.

Aplikimi i Hajdarmatajt vjen dy ditë përpara se të skadojë afati ligjor. Një ditë më parë pjesë e garës u bë një tjetër prokuror i Krimeve të Rënda, Behar Dibra. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do ketë në përbërje 15 anëtarë dhe pritet të ngrihet në fund të muajit qershor. Ndërsa aplikimet mbyllen në shtatë shkurt. 

13 prokurorët kandidatë për në SPAK

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

Arben Kraja 

Vladimir Mara 

Dritan Prençi 

Klodian Braho 

Besnik Muçi 

Anton Martini 

Eneid Nakuçi 

Edvin Kondili 

Anton Martini 

Eugen Beci

Dolorez Musabelliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat