Përdhunimi i 14 vjeçares në Kavajë, dalin detaje tronditëse, Shkolla ishte në dijeni - Bota Sot
Përdhunimi i 14 vjeçares në Kavajë, dalin detaje tronditëse, Shkolla ishte në dijeni

Shqipëria

Përdhunimi i 14 vjeçares në Kavajë, dalin detaje tronditëse, Shkolla ishte në dijeni

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:00
Ilustrim

Emisioni “Dritare me Rudinën” , ka zbardhur detaje tronditëse të ngjarjes në Kavajë, ku një 14 vjeçare është përdhunuar nga 8 adoleshentë.

Historia e rëndë e 14 vjeçares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Vajza e cila jetonte me të ëmën pasi i ati ishte emigrant në itali, ka patur një lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj.

Në ditën e përvjetorit të tij i ka kërkuar vajzës në vend të dhuratës, marrëdhënie intime. 14 vjeçarja fillimisht s’ka pranuar por pas këmbënguljes së djalit shkuan në shtëpinë e gjyshes së tij. Aty kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë të cilave janë filmuar nga njëri prej shokëve te djalit.

Përgjatë nëntorit e dhjetorit vajza ka shkuar edhe me shtatë djem të tjerë, shokë të të dashurit, të cilët e shantazhonin me videon nëpërmjet mesazheve në instagram.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Për arsye që nuk shpjegohen, shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as nuk është kujdesur që vajza të trajtohet. Shkolla nuk ka njoftuar as seksionin e posaçëm në bashki duke u mjaftuar me njoftimin e familjes.

Nëna e vajzës nga ana tjeter duke iu trembur opinionit nuk e denoncoi ngjarjen për 10 ditë, derisa mbërriti i shoqi nga Italia. Bashkë me vajzën me 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur. Më datë 30 prokuroria regjiatroi procedimin penal. Një ditë më pas më datë 31 janar ora 15.45 organi i akuzes ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës. Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...