Auzimi me të miturën në Kavajë, zbardhet dosja: 14-vjeçarja ishte filmuar duke bërë dashuri dhe me videon i bëhej shantazh

Shqipëria

Auzimi me të miturën në Kavajë, zbardhet dosja: 14-vjeçarja ishte filmuar duke bërë dashuri dhe me videon i bëhej shantazh

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:02
Ilustrim

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’ ka zbardhur dosjen e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjecare ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë.

Historia e rëndë e 14-vjecares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Vajza e cila jetonte me të ëmën, pasi i ati ishte emigrant në Itali, ka patur lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj. Në ditën e përvjetorit të lindjes së tij djali i ka kërkuar vajzës që në vend të dhuratës, t’i jepte trupin e saj.

14-vjecarja fillimisht s’ka pranuar por pas këmbënguljes së forte të djalit, ata shkuan në shtëpinë e gjyshes së tij. Aty kanë kryer marrëdhënie seksuale, gjatë të cilave janë filmuar nga njëri prej shokëve te djalit. Përgjatë nëntorit e dhjetorit vajza ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 7 djem të tjerë, shokë të të dashurit, të cilët e shantazhonin me videon nëpërmjet mesazheve në instagram.
Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës.

Për arsye që nuk shpjegohen, shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as nuk është kujdesur qe vajza të trajtohet. Shkolla nuk ka njoftuar as seksionin e posaçëm në bashki duke u mjaftuar me njoftimin e familjes. Nëna e vajzës nga ana tjetër duke iu trembur opinionit, nuk e denoncoi ngjarjen për 10 ditë, derisa mbërriti i shoqi nga Italia. Bashkë me vajzën me 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur. Më datë 30 prokuroria regjistroi procedimin penal. Një ditë më pas, më datë 31 janar, ora 15.45 organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës.
Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre ndërsa i teti i dashuri i vajzës është ende në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat