Skandali në Kavajë, 8 djem abuzonin me vajzën nga tetori i vitit të kaluar

Shqipëria

Skandali në Kavajë, 8 djem abuzonin me vajzën nga tetori i vitit të kaluar

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e Kavajës, ku u përdhunua një vajza 14-vjeçare nga 8 adoleshentë. Sipas dosjes hetimore, me vajzën është abuzuar seksualisht përgjatë dy muajve nga nëntori në dhjetor nga i dashuri i saj dhe 7 djem të tjerë, që e shantazhonin me një video.

Në emisionin “Dritare me Rudinën” u publikua informacion nga dosja hetimore, kur rezulton se me të miturën kanë kryer marrëdhënie seksuale 7 djem të tjerë, të cilët e shantazhonin me videon që u bë në banesën e gjyshes së të dashurit.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës, ndërsa për arsye që nuk shpjegohen, shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as nuk është kujdesur qe vajza të trajtohet.

Shkolla nuk ka njoftuar as seksionin e posaçëm në bashki duke u mjaftuar me njoftimin e familjes. Ndërkohë, nëna e vajzës duke iu trembur opinionit nuk e denoncoi ngjarjen për 10 ditë, derisa mbërriti i shoqi nga Italia.

Denoncimi për ngjarjen e rëndë është bërë bashkë me vajzën më 29 janar në policinë e Kavajës.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur dhe më datë 30 prokuroria regjistroi procedimin penal. Një ditë më pas, më datë 31 janar, ora 15.45 organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës.

Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre ndërsa i teti i dashuri i vajzës është ende në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat