Berisha: Ilir Meta ka një përgjegjësi, t'i drejtohej me një mesazh shqiptarëve

Shqipëria

Berisha: Ilir Meta ka një përgjegjësi, t'i drejtohej me një mesazh shqiptarëve

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 23:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Tempora", e konsideroi të rëndë që Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri me dije të dielën se nuk është informuar nga dikasteret qeveritare për projektin e Unazës.

Berisha: Në vlerësimin tim të gjitha qëndrimet e tij kanë qenë kushtetuese deri në dekretimin e Edi Ramës. 

Në vlerësimin tim sepse unë nuk jam Gjykata Kushtetuese. Kam dëgjuar diçka tjetër që është e rëndë, mësoj që për 3-4 muaj, disa institucione nuk i kishin kthyer përgjigje kërkesave të Presidentit të Republikës. Ky përbën një akt të rëndë për një shtet. 

Kreu i shtetit më simbolik dhe të tillë janë mbretërit konstitucional, po marr mbretëreshën e Britanisë së Madhe, ka tre të drejta, një prej të cilave e drejta e informimit.

 Të fshehësh informacion siç bën Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, unë mbeta i skandalizuar. Këto përbëjnë një grusht shteti dhe kalojnë çdo lloj imagjinate. 

Mund të mos e duash dhe nuk është i par as Edi Rama dhe Ilir Meta, por nuk ka vend në botë që i thotë vetes shtet që mund t'i mbajë Presidentit të Republikës informacionet. Edi Rama ka konsumuar me Gjykatën Kushtetuese dhe me bllokimin e tillë të Presidentit. 

Ka një përgjegjësi Ilir Meta që nuk del me mesazh para Kombit. Ai nuk është Ilir Meta, ai është Presidenti. Këtë nuk mund t'ia bënte këtë njoftim shqiptarëve nëpërmjet Unazës, por mund t'ua bënte të ditur shqiptarëve për këtë zhvillim dramatik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat