Berisha zbulon sa mln euro ka shpenzuar Serbia në lobime për ndarjen e Kosovës

Shqipëria

Berisha zbulon sa mln euro ka shpenzuar Serbia në lobime për ndarjen e Kosovës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 08:23
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se deri më tani Serbia ka lobuar fuqishëm duke dhënë jo pak por 50 milionë euro për ndarjen e Kosovës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Tempora në Oraneës, Berisha deklaroi se lobimi i Serbisë në SHBA dhe BE për ndarjen e territoreve ka shkuar në miliona euro që të arrihet përmes një “marrëveshje” dypalëshe. Sipas Berishës, “marrëveshja” në fjalë është kryekëput në interesin e Serbisë dhe po influencohet po aq sa edhe argatët shqiptarë (me të cilët Berisha deri më sot ka nënkuptuar emra si Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu) për t’u arritur.

Berisha ka theksuar se e gjithë forca e Serbisë është kanalizuar në një marrëveshje të tillë pasi qëllimi kryesor i saj është krijimi i Serbisë së madhe.

Ish kryeministri shqiptar jep dy argumenta për të mbështetur këtë ide, duke thënë se marrja e tre komunave të Kosovës do të hapë rrugën që Serbia nesër të kërkojë territore edhe në Bosnjë dhe së dyti, në këto territore të bëjë një spastrim etnik për të “purifikuar” tokën nga elemente jo-serbe.

Berisha ka folur për lobim të fuqishëm në SHBA e Evropë, por është shprehur se pavarësisht milionave të hedhura për këtë idenë e shkëmbimit të territoreve, shqiptarët e Kosovës, si i vetmi sovran, nuk do të lejojnë një marrëzi të tillë.

Berisha: Nuk e di per telefonatën e bërë nga SHBA në Kosovë, por deri tani Serbia ka dhënë 50 milionë euro për marrëveshjen. Ka një lobim  të jashtëzakonshëm

Ka një lob të fuqishëm pro serb. Në Bruksel është zonja Mogherini. Por ka edhe në diplomacinë amerikane persona të caktuar që lobojnë një marrëveshje të tillë për shkëmbim territori. Por pastaj ka shumë të tjerë dhe së fundmi edhe zonja Mogherini tha se nuk mund të pranohen marrëveshje me linja të pastra etnike. 

Kjo marrëveshje ka një simbol. Problemi i saj është totalisht kuadri i Serbisë së madhe... mund të më thuash ti po përse me tre komuna do të bëhet Serbia e Madhe?! Por kjo marrëveshje ka dy tipare kardinalë.

 Së pari, e tha Vuçiç, para tre muajsh që Serbia do të bëhet më e madhe në tre fjalime rresht.

Tre komuna e zmadhojnë Serbinë. Por prisni, se pastaj vjen Bosnja. Republika Srbska. Por ku bazohej ideja e Serbisë së Madhe? Ajo bazohej në territor dhe spastrime etnike. A mundet sot që në kohën e parimeve të të drejtave të njeriut të përkrahet një dogmë e tillë? E quaj shumë të vështirë. Ka që e kanë përkrahur. Fatmirësisht, në Kosovë argati ka edhe dy argatë më vete se tjetër kush nuk e përkrah një marrëveshje të tillë. Deri tani argatët mbështesin njëri tjetrin dhe deri tani ata kanë listën serbe që i mbështet në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat