Ish-të përndjekurit, ja ndryshimet në vlerësimin e pagesave

Shqipëria

Ish-të përndjekurit, ja ndryshimet në vlerësimin e pagesave

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Me anë të një VKM-je, qeveria ka vendosur ndryshimin e shumave të përfitimit ekonomik të një numri ish-të dënuarish politikë të regjimit komunist. Këshilli i Ministrave njofton se ka vendosur korrigjimin e masës përfundimtare të dëmshpërblimit financiar, të parashikuar në vendimet nr. 1699, datë 29.12.2008; nr. 707, datë 23.6.2009; nr. 784, datë 1.7.2009; nr. 1147, datë 25.11.2009; nr. 1231, datë 11.12.2009; nr. 268, datë 21.4.2010; nr. 382, datë 19.5.2010; nr. 714, datë 25.8.2010; nr. 1015, datë 10.12.2010; nr. 61, datë 26.1.2011; nr. 99, datë 4.2.2011; nr. 135, datë 23.2.2011; nr. 196, datë 9.3.2011; nr. 297, datë 14.4.2011; nr. 363, datë 4.5.2011, të ndryshuar; nr. 509, datë 13.6.2013, nr. 502, datë 10.6.2015, nr. 688, datë 22.11.2017 dhe nr. 256, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave, Për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, sipas listës që publikohet sot. Ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat