Në varrim me qiri! Dropull, energjia mungon në 5 fshatra

Shqipëria

Në varrim me qiri! Dropull, energjia mungon në 5 fshatra

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Shumë fshatra të Dropullit të Sipërm kalojnë ditë të tëra pa energji elektrike. Banorët tregojnë se, kufizimet në kohë me reshje janë edhe më të gjata.

Në fshatin Llongo, ku gjendet kabina elektrike që kontrollon linjën e 5 fshatrave të tjerë, defektet janë të përditshme.

Linjat e shpërndarjes po bëhen edhe të rrezikshme, pasi kabllot kalojnë mbi pemë dhe brenda pyjeve. Voltazhi i ulët në raport me normën për pajisjet elektroshtëpiake ka shkaktuar dëme në pajisje.

Investimet në rrjetin e Shpërndarjes mungojnë që prej periudhës së elektrifikimit. Mungesa e energjisë po cënon cilësinë e jetës së përditshme.

Disa banorë kanë investuar për gjeneratorë, por kjo nuk është e përballueshme për të gjithë. Edhe funeralet janë përcjellë me qiri dhe fener, tregon Kristaqi nga fshati Llongo.

OSHEE nisi 2 vite më parë rehabilitimin e rrjetit për 12 fshatra të Dropullit të Poshtëm e gati 1.000 abonentëve familjarë dhe biznese, por situata vijon të mbetet e njëjtë për 14 fshatra të Dropullit të Sipërm, zona më e skajshme në kufi me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat