Lleshaj: Ndërhyrja në fakultete sipas ligjit, kemi pasur kërkesë me shkrim nga Universiteti

Shqipëria

Lleshaj: Ndërhyrja në fakultete sipas ligjit, kemi pasur kërkesë me shkrim nga Universiteti

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Sandër  Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër  Lleshaj i pranishëm në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u shpreh se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka hyrë në territorin e Universitetit, gjatë kohës që është zhvilluar protesta e studentëve në disa fakultete.

Sipas ministrit Lleshaj, Policia e Shtetit vetëm në një rast ka hyrë në territorin e Universitetit, kur është kërkuar nga drejtuesit e fakultetit me shkresë zyrtare.

“Policia e Shtetit ka vepruar në frymën e ligjit dhe Kushtetutës. Nuk ka ushtruar dhunë, e nuk ka shkelur ligjin. Në një rast kur ka hyrë në territorin e fakultetit, ka qenë e kërkuar me shkresë nga drejtuesit e Fakultetit, siç e parashikon ligji”, tha Lleshaj.

“Policia e Shtetit e ka për detyrë të mbrojë rendin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe në këtë frymë ka vijuar dhe puna e Policisë përgjatë kësaj periudhe kur ka pasur protestë të studentëve. Duhet të themi se studentë fillimisht janë qytetarë të këtij vendi”, tha Lleshaj, duke iu përgjigjur interesit të deputetëve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat