Basha i përgjigjet BE-së dhe OSBE-së: Nuk është çështje kodi dhe letrash, por…

Shqipëria

Basha i përgjigjet BE-së dhe OSBE-së: Nuk është çështje kodi dhe letrash, por…

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:25
Lulzim Basha

Një muaj pasi ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së trokitën në zyrën e tij dhe i kërkuan miratimin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigjie publiksht diplomatëve Soreca dhe Borschard.

“Më thonë “mirato Kodin Elektoral. I them, “miq të dashur, ua kam thënë dhe anglisht, po ua përsëris edhe në shqip, ç’ punë keni me kodin? Po të zbatohet Kodi Elektoral siç është dhe Kodi Penal siç është sot, Vangjush Dako, Tahiri, Balla, Damian Gjiknuri dhe vetë Edi Rama do të ishin para drejtësisë dhe pas hekurave. Nuk është punë kodi dhe letrash, por është çështje zbatimi ligji. Ligji nuk zbatohet se prokuroria është mall i Edi Ramës. Mashë e krimit në rrugë dhe krimit në qeveri”, tha Basha.

Në Vorë, kryetari demokrat u takua me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët i njohu me lehtësirat që parashikon për ta programi ekonomik i demokratëve, ndërsa i ftoi t’i bashkohen më 16 shkurt.

“Rama bredh nga Berlini tek sheikët e Arabisë Saudite dhe kthehet për të nxjerrë gjuhën në Parlament. Më 16 shkurt nuk do të ketë fjalime, zëri i vetëm që do të dëgjohet është zëri juaj”, tha Basha.

Ndërsa Lulzim Basha bënte thirrje për protesta nga Vora, në Fier me mbështetjen e opozitës qytetarët bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat