Cakaj në SHBA: Shqipëria krah aleatëve për të shkatërruar ISIS

Shqipëria

Cakaj në SHBA: Shqipëria krah aleatëve për të shkatërruar ISIS

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 06:49
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë, Gent Cakaj, ka theksuar gatishmërinë e Shqipërisë, për të qenë përkrah aleatëve, si dhe autoriteteve të Irakut, në përpjekjet e përbashkëta për të shkatërruar përfundimisht ISIS.

Në takimin e Koalicionit Global në SHBA, Cakaj vlerësoi se solidariteti që ka karakterizuar Koalicionin, vendosmëria dhe kontributi substancial i përbashkët, ka dhënë rezultate të shkëlqyera në luftën e kundër terrorizmit dhe ISIS.

"Në përfundim të fjalës së tij Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të ndërtuar paqen e vështirë në rajon dhe inkurajuar Qeverinë e Irakut për të siguruar dhe çuar përpara fitoren e arritur, për konsolidimin e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetin ekonomik të vendit", thuhet në njoftimin e Ministrise se Jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat