Abuzimi seksual i minorenes në Kavajë, Berisha akuzon mazhorancën si përdhunues, reagon Lleshaj

Shqipëria

Abuzimi seksual i minorenes në Kavajë, Berisha akuzon mazhorancën si përdhunues, reagon Lleshaj

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Sali Berisha

Rasti i abuzimit seksual i minorenes në Kavajë përplasi në kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Berisha: Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë, përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën  e përdhunuesve dhe heshti dhe fshehu krimin. SHISH dhe kreu i tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat  respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të ture, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Ç'moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj. Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla. Këta kanë morarin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat.

Në përgjigje Ministri i Brendshëm  tha se personat përgjegjës janë arrestuar para se lajmi të bëhej publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat