Nga instagrami tek shantazhet: Si djemtë kërcënuan 14 vjeçaren për të kryer marrëdhënie seksuale me të

Shqipëria

Nga instagrami tek shantazhet: Si djemtë kërcënuan 14 vjeçaren për të kryer marrëdhënie seksuale me të

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Zbulohen të tjera detaje nga skandali i abuzimit seksual të vajzës 14 vjeçare në Kavajë. Ngjarja ka nisur në tetor fillimisht si një bisedë në instagram për të vijuar më pas me shantazhime të saj pasi djemtë kishin një video që thonin se e kishin filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale

Detajet shokuese është se djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën njëri pas tjetrit. Ndërkohë që njëri djalë kryente marrëdhënie seksuale të tjerët i ruanin dhe më pas këmbeheshin.

Kërcënimet kanë vijuar më pas dhe me kërcënime se do i vrisnin familjarët.

E gjithë historia u zbulua nga mësuesja në janar të 2019 kur dhe më 29 janar është bërë dhe denoncimi në polici.

Detaji më shokues ishte se djali i cili kishte futur në kurth vajzën i kishte treguar se me paratë që do të merrnin nga shfrytëzimi i vajzës do të blinte një lojë në internet.

 Njohja ne instagram- Shoku i saj A me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë i ka kërkuar që ti bënte një ese. E mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar mefoto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti që shoku i saj po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër e i ka thënë se e kishte qejf. E mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej por ai i ka zënë be vëllanë dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura me kalimin e ditëve fliste për cdo gjë me A përmes Instagramit.

Lutja per marredhenie seksuale-  Duke qenë se në fillim të tetorit 2018 i mituri kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë por donte që të kryente marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i ishte përgjigjur duke thënë direkt jo. Fillimisht i mituri nuk ka këmbëngulur por më pas çdo tre katër ditë kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson dëshirën. Djali ka qëndruar i ftohtë dhe pas shumë lutjeve vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie së bashku.

Takimi ne shtepine e shokut-  Në fund të tetorit 2018 e mitura së bashku me të miturin A, ka shkuar tek një dyqan që ka qenë dikur bilardo në oborrin e shtëpisë së të miturit H, i cili është dhe shoku i ngushtë dhe shok klase i të miturit A. Djali dhe vajza kanë kryer marrëdhënie së bashku, ndërkohë që i mituri ka qëndruar jashtë. Vajza ka treguar se H qëndronte jashtë pasi ata nuk e shikonin duke i siguruar që të mos vinte njeri pasi në shtëpinë e tij ndodheshin prindërit.Pasi kanë kryer marrëdhëniet seksuale janë larguar, pasi i mituri kishte frikë se mund ti vinin prindërit.

Shantazhi me videon- Pas dy ditësh i mituri A ka shkruar në instagramin  e së miturës duke i thënë se shoku i tij H i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij.

E mitura ka deklaruar se nuk e ka parë A me telefon në dorë ditën që ka kryer marrëdhënie dhe nuk e di si e kishte bërë videon

I mituri A i kishte thënë se shoku i tij H, se ajo duhet të kryente marrëdhënie seksuale me kushërinjtë e tij në të kundërt do ta publikonin videon në internet.

E mitura i ka thënë të miturit A se këtë punë duhej ta zgjidhte ai por ky i fundit iu përgjigj se nuk kishte cfarë të bënte pasi ia kishin marrë videon me pabesi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat