Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj se po ndikon për hetimet e 4 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tendera. Thirrjes që Kryemadhi u bëri socialistëve të thjeshtë për të marrë në dorë partinë që e komandon krimi, Erion Braçe, iu përgjigj duke numëruar socialistët të cilët janë dhunuar ndër vite për të mbrojtur votën
Pas arrestimit të 4 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzoi Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se po shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të ndërhyrë në hetime.
Nisur nga kjo, Kryemadhi u shpreh se Gjonaj e ka korrupsionin brenda në shtëpinë e saj.
Kryemadhi iu bashkua Bashës në thirrjen për socialistët që të marrin në dorë fatin e partisë së tyre, të cilën e ka rrmbyer krimi dhe bandat.
Përgjigjen për këtë e mori nga zëvendëskryeministri, Erion Braçe, i cili pasi numëroi disa nga socialistët që janë dhunuar ndër vite në mbrojtje të votës, i kërkoi të heshtnin.