Kuvendi miraton dekretin e Metës për "Kadestrën".

Shqipëria

Kuvendi miraton dekretin e Metës për "Kadestrën".

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 21:01
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 93 vota pro dhe 1 abstenim dekretin për “Kadastrën”.

Ai ishte shqyrtuar një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, pasi Presidenti Ilir Meta e ktheu më 15 janar  për rishqyrtim në Kuvend. Në një argumemtim të gjatë dhe të detajuar kreu i shtetit argumentonte se disa nene të veçanta bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Shqipëri. Këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj u shpreh dy ditë më parë, në komision se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e Kadastrës. “Krijohet tension kushtetues, nuk është në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës”, ishte shprehur ai.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit, qytetarët do të kenë vetëm zyrën e Kadastrës që do të merret me legalizimin dhe dhënien e titujve të pronësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat