"Edi Rama e Hashim Thaçi e duan luftën në Kosovë!"

Shqipëria

"Edi Rama e Hashim Thaçi e duan luftën në Kosovë!"

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:26
Foto

Në Shqipëri e Kosovë temë kryesore e politikës mbarëshqiptare mbetet tensioni i lartë në shtetin e dytë shqiptar dhe posaçërisht ideja e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës, një ide që sipas avokatit të njohur Spartak Ngjela, është në interesin e kryeministrit Rama e Presidentit Thaçi.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 gradë”, Ngjela ka shkuar më tutje, duke bërë një deklaratë të fortë, se janë kryeministri i Shqipërisë e Presidenti Thaçi ata që duan luftë në Kosovë. 

Sipas Ngjelës Rama e Thaçi, për të mbrojtur korrupsionin e tyre te thellë duan destabilizimin e Kosovës e për rrjedhojë të Shqipërisë. Për këtë arsye, tha Ngjela, Rama e Thaçi e duan destabilizimin e Kosovës e eventualisht një tjetër luftë në rajon.
 

Ngjela: Zonja Tahiri tha një gjw interesante. Atë duan këta. Ta kalojnë në Parlament. Ta fitojnë dhe të destabilizohet Kosova. Destabilizimi i Kosovës sjell destabilizimin e Shqipërisë. Këta janë lider të korrupsionit shqiptar. Marrin paratë dhe ikin. A mund të lejohet destabilizimi i Kosovës? Po e pranoi Parlamenti, ngrihet populli tha ajo (Edita Tahiri). Pyetja ime është e do luftën Thaçi me Ramën? Po e duan! A mund të ndodhë? Nuk do të ndodhë!

Më tutje Ngjela u shpreh se me qëndrimet e tyre në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve, Rama e Thaçi rrezikohen seriozisht për t’u ndjekur penalisht.

Ngjela: Kjo është një iniciativë shqiptare të njerëzve që i kanë këmbët në ujë. Rama rrezikohet me akuzë penale. Edhe Thaçi kërcënohet për akuzë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat