Dabati që nuk u dëgjua dje në Kuvend, Spiropali shpërthen ndaj deputetes së LSI: Mos bëj politikë me fëmijët, llaxore, qelbësirë

Shqipëria

Dabati që nuk u dëgjua dje në Kuvend, Spiropali shpërthen ndaj deputetes së LSI: Mos bëj politikë me fëmijët, llaxore, qelbësirë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:57
Elisa Spiropali

Seanca e djeshmë në Kuvend u shoqërua nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Përdhunimi i të miturës në Kavajë u BË objekt akuzash politike ditën e djeshme në Kuvend, ku opozita akuzonte Policinë e Shtetit se nuk e kanë trajtuar rastin në kuadër të ligjit.

Pas këtyre akuzave ka ardhur dhe përgjigjia e mazhorancës, një ndër momentet më të tensionuara ishte dhe përplasja mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetes së LSI, Silva Caka, madje duke kaluar edhe në fyerje personale ndaj njëra-tjetrës, shkruan “sot”

Ka qenë deputetja e LSI, ajo e cila e ka pyetur se si do të reagonte Spiroapli nëse ngjarja do t’i ndodhte vajzës së saj.

Spiropali në këtë moment ka reaguar ashpër, madje duke fyer rëndë deputeten.

“Ej, mos më bëj politikë me fëmijët.

Vajzën time nuk guxon ta përmendësh këtu, llaxore.

Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti mua këtu, qelbësirë”, iu drejtua ministrja deputetes.

Pas këtij momenti, deputetja ka kërkuar të drejtën e replikës, por nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka refuzuar t’ia japë.

“Më jep fjalën zonja Hysi, kam kërkuar fjalën, mos u bëni selektive.

Elisë e dashur, nuk është se intimidohem shumë.

E para nuk e ndjej veten për llaxore, dhe së dyti e vlerësoj shumë nga kush më vjen kritika.

Një kritike e ardhur nga ti nuk më bën fare përshtypje”, është shprehur deputetja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat