Sëmundja e rëndë që po prek vajzat e reja shqiptare

Shqipëria

Sëmundja e rëndë që po prek vajzat e reja shqiptare

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:42
Ilustrim

Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës. Nëse një dekadë më parë grupmosha më e prekur ishte mbi 40 vjeç, sot sipas mjekëve specialistë, kjo moshë është ulur në 25 vjeç.

Por cilat janë arsyet sipas mjekëve?

“Pas 25 vjeçëve më së shumti, pasi para kësaj moshe kanë qenë të pakta...Faktorët që çojnë në rritjen e numrit janë raportet e hershme seksuale, numri i partnerëve, higjiena personale. Për fat të mirë ka ekzaminime që e diagnostifikojnë kancerin e gjirit por edhe atë të qafës së mitrës.”-tha mjeku obstetër.

Mjekët obsteter-gjinekologë bëjnë apel për kryerjen e analizave, pasi ky kancer po vjen në rritje, dhe është i dyti nga llojet që u shkakton vdekjen femrave në Shqipëri, pas kancerit të gjirit.

Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi nisjen e një programi kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, i cili pritet që të nisë në muajin Mars. Ndërkohë që grup-mosha target e programit do të jetë 40-49 vjeç. Por për ekspertët kjo moshë duhet të ulet më tepër për arsye që rastet me kancer në qafën e mitrës hesën në moshë shumë më të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat