Një aksident ka rezultuar tragjik për një punonjës në një minierë kromi në Bulqizë. Një 58-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme pas shembjes së një masivi nga tavani. Mësohet se ai ishte i punësuar si vagonist në një nga galeritë e minierës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ngjarja ndodhi në minierën e subjektit "Albmine Chrome", ndërkohë që viktima kishte rreth dy vite që punonte pranë këtij subjekti.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi i kontrollit i cili po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjerje.