Dhuna seksuale te fëmijët nuk raportohet

Shqipëria

Dhuna seksuale te fëmijët nuk raportohet

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:31

Dhuna seksuale, veçanërisht kur ushtrohet tek fëmijët, shpesh mbetet e pa raportuar. Ekspertet janë të mendimit se jo vetëm ata që bien viktime e këtyre abuzimeve, por edhe familjaret e tyre i druhen paragjykimeve.

Alma LLeshi Tandili, Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve: Abuzimi seksual është një term i stigmatizuar, nga vetë kultura jonë e kemi të vështirë për të folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo për të raportuar në mënyrë të menjëhershme qoftë edhe me familjarët tanë e kemi të vështirë të ekspozohemi dhe jo me tek një profesionist.

Por ka patur edhe nga ata që kanë guxuar të tregojnë. “Kemi Tiranën me numrin me të madh te raportimeve, Kruja, Berati, Fieri, Kamza dhe Cerriku, 15 raste janë trajtuar dhe sistemuar ne familje…”

Raporti i publikuar nga “the Economist” ka nxjerrë në pah se në  Shqipëri nuk funksionojnë mekanizmat mbrojtjes për  fëmijët e veçanërisht në rastet e raportuara, gjë e cila kundërshtohet nga agjencia për mbrojtjen e fëmijëve.

Shoqëria civile është e vetmja strukturë mbështetëse për viktimat e dhunës sipas raportit.

Çdo ditë 120 fëmijë telefonojnë në linjën “Alo 116” për të referuar probleme të ndryshme mes të cilave edhe rastet e abuzimit me to.

Statistikat e mbledhura nga këto telefonata flasin për 16 mijë raste të raportuara për forma të ndryshme të abuzimit me fëmijë në 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat