“Nuk luhet përdhunimesh”, të dielën protestë në Tiranë

Shqipëria

“Nuk luhet përdhunimesh”, të dielën protestë në Tiranë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Të dielën në Tiranë është thirrur një marshim kundër dhunës seksuale.

Ai do të fillojë nga ora 10:00 nga Ministria e Arsimit në Tiranë dhe vazhdohet deri te Drejtoria e Policisë.

“Marshojmë kundër dhunës seksuale, normalizimit të dhunës, duke e konsideruar loje fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës. Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale të Dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty) dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë, që para disa ditësh është zbuluar edhe përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë nga shtatë adoleshent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat