Salianji: Vendimi për Dritan Dajtin sukses i "drejtësisë së re" të Edi Ramës

Shqipëria

Salianji: Vendimi për Dritan Dajtin sukses i "drejtësisë së re" të Edi Ramës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:21
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se vendimi për vrasësin e 4 policëve që i ul atij dënimin e burgimit, është sukses i "drejtësisë së re" të Edi Ramës.

Salianji: Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës! Si deputet do ti propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga dënimi me burg përjetë! Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhën për të dalë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat