Prokuroria: Ishim kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin, kërkuam burg

Shqipëria

Prokuroria: Ishim kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin, kërkuam burg

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 20:26
Dritan Dajtin

Prokuroria ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për Dritan Dajtin duke shpjeguar se përfaqësuesi i akuzës ka qenë kundër aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Qëndrimi i Prokurorit ka qenë lënia në fuqi e vendimit të shkallës së parë, duke kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për të pranuar gjykimin e shkurtuar.

Ndërkohë shoqata e policëve në lirim theksoi se vendimi i gjykatës dëshmoi qartazi jo vetëm kapjen e sistemit nga krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e fortë të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar.

Sipas shoqatës së policisë ky vendim ka tronditur të gjithë opinionin publik, por mbi të gjitha është një goditje e rëndë që i jep organizatës së policisë së shtetit që sot ndihen me të kërcënuar dhe braktisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat