Ina Zhupa: Përdhunimi në Kavajë, përdhunim shtetëror!

Shqipëria

Ina Zhupa: Përdhunimi në Kavajë, përdhunim shtetëror!

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:23
Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cilëson si përdhunim shtetëror, ngjarjen që ndodhi në Kavajë.

 

Postimi i plotë:

Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që " ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma". Kjo qeveri ska turp!

Elisa ka kaluar pertej cdo imagjinate per te bere te vetmen gje qe bën kjo mazhorance qe eshte propaganda. Eshte kriminale te perdoresh fatkeqesinë, dhimbjen e prinderve per te mbuluar pergjegjesinë e kesaj qeverie ne zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te ngjarjes se Kavajës.

E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.

Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat