Flet babai i 13-vjeçares që u përdhunua në Kavajë: “Mos më plagosni 2 herë!”

Shqipëria

Flet babai i 13-vjeçares që u përdhunua në Kavajë: “Mos më plagosni 2 herë!”

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:32
Familjarët e vajzës 13 vjeçare të përdhunuar në Kavajë

Familjarët e vajzës 13 vjeçare të përdhunuar në Kavajë kanë reaguar për herë të parë për mediat dhe kanë dhënë një mesazh gjatë vizitës së deputetes Elisa Spiropali në shtëpinë e tyre.

Prindërit ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës.

Babai i 13-vjeçares nuk ia uron askujt këtë tragjedi, ndërsa bën thirrje që ta lënë ta përballoj me forcat e tij dhe njerëzit pranë.

“Ky është një mesazh për të gjithë. Këtu në këtë shpi dhe me fisnikërinë që tregoni jeni shembuj për të gjithë. Shoqëritë e qytetëruara dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat.” shprehet Spiropali.

Ndërsa babai i vajzës i ben thirrje mediave që  mos ta plagosnin për te dytën herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat