Hapet zjarr në drejtim të një 30-vjeçari

Shqipëria

Hapet zjarr në drejtim të një 30-vjeçari

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të premteje në Pukë. Burime paraprake të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:25 në fshatin Vrrithë, në afërsi të hidrocentralit.

I riu mësohet se është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Shkodrës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Më datë 08.02.2019, në orën 20:25, kemi marrë njoftim se në fshatin Vrrithë, Pukë në afërsi të Hidrocentralit është plagosur me armë zjarri shtetasi P. B. 30 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore më të specializuar”, thotë policia në një njoftim paraprak për mediat.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj plagosjeje, ashtu sikurse edhe autorët e saj. Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat