Atentati me armë zjarri, ndërron jetë në spital i riu nga Puka

Shqipëria

Atentati me armë zjarri, ndërron jetë në spital i riu nga Puka

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë në spital, 30-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në Pukë.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Vrrithë, në rrethana ende të paqarta.

Viktima është Petrit Biba nga Rubiku, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat