Shpëtohen tre persona në Karaburun, rrezikuan të mbyteshin

Shqipëria

Shpëtohen tre persona në Karaburun, rrezikuan të mbyteshin

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 06:40
Ilustrim

Tre persona janë shpëtuar mbrëmjen e sotme, pasi ishin në rrezik për t’u mbytur në det të hapur.

Ngjarja u regjistrua në ujërat pranë Karaburunit.

Tre persona ishin duke lundruar me një mjet me emrin “Aleksi” i cili papritur pësoi defekt.

Ata e panë veten në det të hapur, në Gjirin e Shën Janit.

Fatmirësisht iu ka ardhur në ndihmë Forca Detare shqiptare, e cila i ka marrë në bord tre personat dhe i ka nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

Mësohet se mjeti i tyre kishte pësuar defekt në linjën e aksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat