Ngritën çmimet e konsumit në Shqipëri

Shqipëria

Ngritën çmimet e konsumit në Shqipëri

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Instituti i Statistikave në Shqipëri, ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit për muajin janar, sipas së cilit vërehet se ka ngritje të çmimeve.

Sipas institutit, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin janar 2019, arriti 107,6 kundrejt muajit janar 2015.

“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2019 është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2019, krahasuar me dhjetor 2018, është 1,6 %. Krahasuar me muajin Janar 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 % secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, “Komunikimi” me 0,4%, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,8 % pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 36,3 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,3 %, “peshk” me 1,0 %, etj. Nga ana tjetër çmi met e nëngrupit “fruta” u ulën me 8,2 %, pasuar nga “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6 %, “bukë dhe drithra” me 1,5 %, etj.

Krahasuar me muajin dhjetor 2018, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,6 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, etj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat