Protesta e PD-së në Dibër, Gjunkshi: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze

Shqipëria

Protesta e PD-së në Dibër, Gjunkshi: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:37
Xhemal Gjunkshi

Nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi, qindra banorë janë mbledhur në bulevardin e qytetit Peshkopi për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm.

Gjunkshi u shpreh nga protesta se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, pasi sipas tij e mbështet pushtetin e saj mbi mashtrimet, drogën dhe korrupsionin. Deputeti demokrat u bëri thirrje banorëve që më datë 16 shkurt të marrin pjesë në protestën që do të organizojë opozita në Tiranë.

 "Ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti", u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat