“Ekselentët” kërkojnë ministritë, 900 aplikime për 803 vende pune

Shqipëria

“Ekselentët” kërkojnë ministritë, 900 aplikime për 803 vende pune

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Albana Koçiu

Muaji mars do t’i gjejë studentët e ekselencës që kanë aplikuar në portalin “punëtëmbarë.gov.al” të punësuar pranë Administratës Publike, eksperiencë që do të zgjasë një vit dhe do të paguhet njësoj si për punonjësit e tjerë të përhershëm.

Mundësia e aplikimit është shtyrë deri më 10 shkurt, ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike po bën filtrimin e dokumentacionit të sjellë nga studentët kandidatë.

“Kemi mbi 900 aplikime për 803 vende pune. Ka dhe nga ato raste, kur nuk është i plotësuar kriteri i mesatares. Pra nuk plotësojnë kriterin e mesatares 9-10, që është kusht, apo diploma që janë marrë para vitit 2017. Për faktin se Sekretaritë e fakulteteve nuk kanë qenë të disponueshme për t’iu ofruar studentëve dokumentacionin e nevojshëm, është marrë vendimi për ta shtyrë edhe 10 ditë të tjera aplikimin, pra deri më 10 shkurt”, tha Albana Koçiu, drejtoreshë e DAP-it.

Studentët e ekselencës, – tregon drejtoresha e DAP, – kanë shfaqur deri më tani interes më të madh për të punuar në institucionet e shërbimit civil.

“Kjo ndodh për shkakun se aty ndodhen pozicionet e punës në ministri, në agjenci të rëndësishme, këtu përmend Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë, Administratën Doganore, Tatimore. Aplikantët janë kryesisht të Shkencave Shoqërore, Ekonomike dhe Juridike”, tha më tej Albana Koçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat