Jaht i prodhuar me dorë në Kolonjë, gati për të dalë në det

Shqipëria

Jaht i prodhuar me dorë në Kolonjë, gati për të dalë në det

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:37
Edi Rama

Një jaht në majë të malit në Kolonjë, prodhuar me dorë, gati për të dalë në det. Historia vjen nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili përcolli përpjekjet dhe pasionin e jashtëzakonshëm të qytetarit që ka punuar për të ndërtuar këtë jaht në Kolonjë.

“Në këtë rrënojë, jaht i prodhuar me dorë nga një Lul për së mbari. Jaht që është gati të dalë në det. Ja se çfarë mund të bëjë njeriu kur ka ëndrra, kur ka guxim, kur ka vullnet dhe kur i punojnë duart tamam të arta”, tha Kryeministri Rama.

Kjo histori e rrallë vjen si dëshmi sesi ndërtohen ëndrrat me fuqinë e një pasioni të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat