Gratë lënë burrat, 329 çifte u ndanë në 2018 në Berat

Shqipëria

Gratë lënë burrat, 329 çifte u ndanë në 2018 në Berat

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Foto Ilustrim

Gjatë vitit 2018 në Berat janë ndarë 329 çifte, nga 409 kërkesa për divorc që mbërritën pranë Gjykatës.

Me 65 % të kërkesave, analiza e të dhënave tregon se gratë po i lënë burrat.

Shkaqet lidhen me emigracionin, kushtet e ekonomike, tradhtinë por edhe diferencat kulturore.

Fenomeni po njeh rritje vit pas viti. Në 2017 numri i divorceve ishte 150, ndërsa vitin e kaluar u dyfishua. 

Muajt janar dhe gusht janë dy muajt që regjistrojnë numrin më të madh të kërkesave që vijnë për divorce, e lidhur kjo direkt me kohën kur kthehen emigrantët.

Por kjo dukuri sipas avokatëve bëhet më delikate dhe me pasoja afatgjata, sidomos kur çiftet janë me fëmijë.

Astrit Skëndo: Në shumicën e çështjeve na vijnë me një fëmijë, me 2 apo 3 dhe këtu bëhet më e vështirë ndarja sepse shtohet problematika se kush do marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Raporti i divorceve mes zonave rurale dhe qytetit ka qënë thuajse i njëjtë, ndërkohë që  kanë domionuar rastet me diferenca në arsimim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat