Dështon taksa e banesës, Haxhimali: Bashkitë nuk kanë sqaruar qytetarët

Shqipëria

Dështon taksa e banesës, Haxhimali: Bashkitë nuk kanë sqaruar qytetarët

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:44
Ilustrim

Edhe pse nuk është marrë një vendim konkret për shtyrjen e mbledhjes së taksës së banesë në bazë të metodologjisë së re duket se procesi ka dështuar.

Agron Haxhimali kreu i shoqatës së bashkive deklaron se ky ligj duhej të hynte në fuqi që në datën 1 prill.

Agron Haxhimali: "Ishte lënë afati 1 prill 2018. Nuk ka asnjë afat tjetër me ligj që ka përcaktuar shtyrjen e kësaj date për vjeljen e kësaj takse. Çdo afat tjetër i diskutuar do nisë më 1 janar, sic ju i referoheni ministrisë së Financave nuk është asgjë më shumë sesa një opinion, diskutim mediatik.

Shqetësim mbetet edhe fakti që qytetarët nuk kanë marrë një sqarim konkret në lidhje me të gjithë proçesin.

Agron Haxhimali: "Jemi në një moment jashtëzakonisht të dobët sa i takon komunikimit dhe informimit të qytetarëve për mënyrën si dhe sa duhet ta paguajnë këtë taksë."

Mungesa e të dhënave duket se ka qenë një nga arsyet kryesore në mosaplikimin e kësaj takase e cila në shumë bashki vijon të mblidhet me metodën e vjetër.

Afrimi i zgjedhjeve vendore duket se do të shtyjë edhe për disa muaj pagesën e taksës së banesës në bazë të vlerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat